Paralajmëroi se mund të kthehej në krye të PD, Berisha jep mesazhin e bujshëm (FOTO)

Vetëm një ditë pasi deklaroi publikisht se “kurrë nuk thuhet kurrë’, përsa i përket rikthimit në udhëheqje të PD-së, Sali Berisha ka përshëndetur me simbolin e demokracisë me dy gishtat lart të gjithë demokratët.

Fotoja ngjall kujtime dhe jep një mesazh në dukje të koduar.

“Nje pershendetje te perzemert! Sb”, shkruan Berisha përmbi foton ku duket duke përshëndetur me dy gishtat lart.