Paralajmëroi katastrofë në Shqipëri, Rama zbulon planin e bujshëm të Metës

Deklaratave të presidentit Ilir Meta i cili tha se vendi është në prag të katastrofës për shkak të situatës së COVID, kryeministri Edi Rama u është përgjigjur nga kantieri i Spitalit Rajonal Memorial.

Ai tha se plani i Metës është që të rimarrë pushtetin.

“Meta ka bërë thirrje se ka nevojë për transformim në sistem dhe për planin e munguar të vaksinimit? Presidenti është në fakt, Ilir meta është shpërdorues i rolit dhe zyrës së presidentit, thirrjet e tij për të reformuar shëndetësinë vijnë nga zyrat e Peço Vasilit të cilët e kishin mundësinë ta bënin. Koha kur drejtohej prej tyre është koha më e zymtë dhe më e errët.

Vaksinimi do shtrihet te mosha mbi 80 plus, nëse Meta mendon se Tinka Kurti dhe Rashat Arbana sduhet të vaksinohen por të presin radhën unë kam mendim tjetër. Nëse Meta flet për votat e rrjedhura. Ky njeri është bërë si dordolec që vjen në fusha për të trembur zogj ndërkohë që ka detyrë tjetër. Kam besim se do t’ja arrijmë planit të parë të vaksinimit. Presidenti i shqiptarëve që flet për Shqipërinë dhe shqiptarët që lufton për ndërmarrjen e tij se merr në konsideratë që janë shumë vende që ende skanë marrë asnjë dozë vaksine ndërsa ne vijojmë me të moshuarit tani dhe hap pas hapi me të tjerët. Ata thjesht duan të marrin pushtetin me forcë por kurrë s’kanë për ta rimarrë”, tha Rama.