Paralajmërim për luftë, gjenerali turk kërkon vetëm 48 orë kohë që Greqia të tërheqë ushtrinë

Prej kohësh situata mes Turqisë dhe Greqisë është tensionuar, teksa së fundmi gjenerali turk në pension Deniz Kutluk i kërkon qeverisë së Presidentit Erdogan të lëshojë një “ultimatum” për Greqinë për tërheqjen e menjëhershme nga ishujt e Egjeut ose në të kundërt të ndërhyhet ushtarakisht.

“Turqia duhet të thotë se “Greqia brenda 48 orësh të tërhiqet ose përndryshe ne e kemi këtë fuqi për t’i marrë një nga një”, tha ai në mënyrë provokuese. Admirali në pension akuzoi Greqinë, se ajo kërkon të ndërhyjë në zonat detare që i përkasin Turqisë, por e paralajmëroi se nëse reagon mund ta pësojë.

“Greqia duke thënë se “Shtetet e Bashkuara më mbështetën, ne e zgjidhëm çështjen me Egjiptin”, bënë hapa drejt rajoneve të Turqisë. Flotat tani janë në fushë. Forcat greke janë në Egje.

Me shumë mundësi nëndetëset e tyre janë në Mesdhe. Forcat greke janë fshehur prapa ishujve dhe po presin. Flota turke e di këtë dhe ka marrë pozicione strategjike. Nëse Turqia dëshiron t’i marrë, i merr ato ishuj. Ajo që po bën Greqia është një shkelje e ligjit ndërkombëtar”.

Kutluk nuk u kurseu as Francën, të cilën ai e akuzoi për shkelje të ligjit ndërkombëtar, ndërsa paralajmëroi se forcat turke mund të kapnin aeroplanmbajtësen franceze që lundronte në Mesdheun Lindor brenda dy ditësh.

“Franca është e angazhuar në dërgimin e avionëve luftarakë atje dhe ngritjen e një baze ajrore në Qipro. Këto janë manovra gjeopolitike. Nga njëra anë, ata duan të shesin armë dhe anije në Greqi. Këto hapa duhet të ndalen nga organet ndërkombëtare sepse ato janë shkelje e ligjit.

Por nuk besoj se Franca dhe Turqia do të përplasen” tha ai. Tensionet mes dy vendeve, Greqisë dhe Turqisë për çështjen e detit vijojnë që të rriten nga dita në ditë.