Para vizitës në Greqi, Edi Rama këshillohet me Erdoganin, ja detajet

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama ka udhëtuar për në Turqi ku do të zhvillojë një vizitë informale. Nuk dihet qëllimi i vizitës dhe takimet që do të zhvillojë në Turqi, por këto ditë janë intensive për kreun e qeverisë shqiptare, pasi nga Ankaraja do të udhëtojë drejt Athinës në 15 dhe 16 shtator në cilësinë e kreut të OSBE-së.

Dy vendet, Athina dhe Ankaraja janë në një konflikt të hapur për shkak të përplasjes për çështjen e detit.

Në 16 shtator në Athinë do të zhvillohet një konferencë, e cila do të përqendrohet në kohezionin e BE-së, krizën në Mesdheun lindor, emigracionin, menaxhimin e situatës nga koronavirusi, politikën e jashtme dhe sfidat e mbrojtjes, sipërmarrjen, investimet dhe tregun e energjisë.