Pandemia e Covid 19, Sali Berisha bën parashikimin e frikshëm

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë parashikimin e numrit të viktimave nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Berisha tha se vetëm për 3 ditë kanë ndërruar jetë 43 persona, dhe nëse ecet me këto ritme, bilanci do të shkojë në mijëra njerëz.

Pjesë nga fjala e tij në “Opinion”:

Sali Berisha: Së pari dua të bëj një sqarim, këto janë vekje të tepërta që përfshijën vekjet nga COVID dhe të gjitha shkaqet e tjera por sot treguesi i vekjeve të tepërta është më i besueshmi për të ndjekur trajektoren e pandemisë. Çdo vend i botës ka tregues më të saktë, lindjet dhe vekjet. Vekjet nga COVID janë spitalore. Basha solli dokumentat që faktonin se numri i të vekurve nga COVID sipas kartelave ishte dy herë më i madh sesa ai që deklaronte Manastirliu.

I referohen certifikatës së firmosur nga mjeku.

Sali Berisha: Mjekët kanë qenë korrekt. Anatomia tha që Ministria po gënjen me statistikat. Mjekët e spitalit duhet mos ta pranojnë një mashtrim të tillë. Në Shefqet Ndroqi viqën 12 vetë dhe u dhanë vetëm 5. Treguesi më i saktë është ai i vekjeve të tepërta. Po përdoret gjerësisht.

Çfarë ndryshon kjo?

Sali Berisha: Po marrim pak studimin e Monitor. Tregon se 6 muajt e parë në Shqipëri, vekshmëria ishte më e ulët në vitin 2020. Pra Shqipëria u rendit e treta në botë vetëm për vekshmërinë e së lartë. Monitor i ka marrë nga gjendje civile siç janë muaj për muaj. Pra për 6 muaj viqën 6049 qytetarë më shumë sesa në 5 vite të tjera mesatare të marra së bashku. Në 3 ditët e fundit ka patur 10 vekje më shumë sesa 6 muajt e fundit. Për 3 ditët e fundit ke 43 vekje. Deri më 31 maj ke pasur 33 vekje. Sot ke fiks 43 vekje nga COVID. Dua të them se me këtë revansh, do përfundojmë me të paktën 10-12 mijë vekje. Si nuk tha njëri që faktori kryesor i përhapjes së pandemisë kanë qenë shkollat. Dje Mistotakis vetëm se pati infeksione e mbylli Athinën dhe të gjitha shkollat. Austria për të kontrolluar shkollën ndau doza vetëm për fëmijët. Shkollat janë bombat biologjike kryesore. Në vjeshtë na erdhi nga spitalet, tani nga shkollat. Pse u ul sëmundshmëria kur u mbyllën shkollat? Janë kryesore sepse janë të ngjeshura pa asnjë kusht higjenik por i mban të mbyllura.