Pandemia e Covid-19, Berisha ngre alarmin: Kjo gjë duhet të ndodhë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me akuzat e tij ndaj qeverisë shqiptare. Berisha shkruan se pandemia e Covid-19 është një fatkeqësi për të gjithë botën. Mirëpo, Berishëm e shqetëson fakti që në Shqipëri ndryshe nga vendet e tjera ndihmohen nga shteti vetëm personat e infektuar që shtrohen në spital. “Denoj me ashpersine me te madhe kete qendrim çnjerezor te denueshem te Edvin Hajdutit dhe kerkoj rimbursimin e plote te te gjitha shpenzimeve te te semureve me covid19 qe mjekohen ne ambulatorisht”, shkruan Berisha.

Postimi i Berishës

Pandemia ne Shqiperi dhe kudo ne bote eshte fatkeqesi kombetare.

Ne gjithe boten perveçse ne Shqiperi ata qe preken prej saj dhe pasojave te saj ndihmohen nga shteti.

Ne çdo vend perveç Shqiperise testet dhe ilaçet e mjekimit ne spital dhe ne shtepi jepen falas ose rimbursohen 100%.

Kurse ne Shqiperi mjekohen falas vetem te semuret qe shtrohen ne spital dhe qe perbejne 5-8% te te semureve mjekohen falas kurse 92-95% e te semureve te tjere mjekohen ne shtepi. Ata nuk kane asnje ndihme nga narkoshteti dhe shpenzojne mesazatarisht per ilaçe, analiza dhe sherbim mjek-infermiere per nje rast 1000 euro pra 2,5 rroga mesatare.

Denoj me ashpersine me te madhe kete qendrim çnjerezor te denueshem te Edvin Hajdutit dhe kerkoj rimbursimin e plote te te gjitha shpenzimeve te te semureve me covid19 qe mjekohen ne ambulatorisht. sb