Pandeli Majko zbulon emrin e figurës së njohur që ndërhyri për qetësimin e situatës në Kakavijë

Pas qetësimit të situatës në pikën kufitare të Kakavijës, ka ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko. Përmes një postimi në rrjetet sociale Majko ka zbuluar ndërhyrjen e kryepeshkopit Anastas për krizën e krijuar në Kakavijë me radhët e gjata të emigrantëve shqiptarë që kërkonin të ktheheshin në vendet e tyre të punës në Greqi.

Majko falenderon strukturat shtetërore të angazhuara dhe në mënyrë të veçantë angazhimin e kryepeshkopit Janullatos që kriza të përmbyllej sa më shpejt, ndërkohë që ka dhe një përgjigje për kritikët.

“Falënderim për të gjitha strukturat shtetërore të angazhuara për përmbylljen e emergjencës humanitare veçanërisht për trupën ushtarake dhe policore të angazhuara në kufirin me Greqinë fqinje, nën drejtimin e kolegëve Olta Xhaçka dhe Sandër Lleshi.

Ndaj si më të veçantë, që pavarësisht moshës, angazhimin të cilin ia kërkova kryepeshkopit Anastas Janullatos, në ndërmjetësimin që kriza të përmbyllej sa më shpejt. Të tjerat, janë fjalë për “lugën” e atyre që dinë veç çfarë nuk duan”, – shkruan Majko.