Pamjet virale, ky është momenti kur Florian Marku tallet me Prodan (VIDEO)

Florian Marku ia doli të fitonte ndeshjen më të rëndësishme të karrierës deri më tani, atë përballë boksierit ukrainas Maxim Prodan e vlefshme për titullin kampion bote në IBF.

“Mbreti shqiptar” i bëri të gjithë bashkëkombasit e tij krenarë nëpër botës pasi ashtu siç kishte premtuar, titulli në fund të ndeshjes shkoi në brezin e 28 vjeçarit.

Jo vetëm një boksier i zoti, por Florian Marku njihet edhe për veprimet spektakolore dhe shpesh herë tallëse ndaj kundërshtarëve të tij.

Veprime të tilla nuk kanë munguar as ndeshjen e sotme edhe pse rreziku ishte shumë i lartë. Teksa ishin sekondat e fundit të raundit, Marku kërcen përballë kundërshtarit ndërsa ai vazhdon ta godasë.

Media ndërkombëtare DAZN e kanë vënë re dhe shkruan: “Marku po tallet me Prodan”.