Deputetja Rudina Hajdari nuk ka patur një ditë të zakonshme. Kjo e sotmja për të ishte një ditë mjaft e veçantë. Ajo ka vizituar një fabrikë ku prodhohet djathi dhe nënproduktet e saj. Hajdari gjithashtu ka zbuluar një foto nga ky moment i vecantë dukë falenderuar të gjithë punonjësit e dyqanit në Gramsh.
Rudina Hajdari theksoi se këto janë biznese të ndershme që pati kënaqësinë t’i shihte nga afër. “Sot në Gramsh pata kënaqësinë të ndihmoja zonjat e nderuara për përgatitjen e djathit kaçkavall në një nga baxhot më cilësore që ka Shqipëria.
Nuk do lodhem së përsërituri se këto janë modelet që duhet të promovojmë e ndihmojmë të lulëzojnë.
Biznese të ndershme, të cilat ndihmojnë zonën duke mbledhur qumështin e i shërbejnë qytetarëve produktin më të mirë.
Shteti duhet të jetë shërbëtor i tyre e jo i krimit të organizuar.
E ardhmja i takon njerëzve të ndershëm e punëtorë”, shkruan Hajdari.