Paloka zbulon gafën e bujshme të Ramës

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka nxjerr në pah një gabim të bërë nga kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të diele.

Me rastin e 76-vjetorin e Çlirimit, kreu i qeverisë ka postuar në Facebook disa fjalë që ai ia atribuon Qemal Stafës. Mirëpo, Paloka, nxjerr në llogarinë e tij në Facebook prova, që ato fjalë në fakt janë vargje nga Friedrich Schiller.

Nënkryetari i PD shkruan:

“Nuk ka faj Elisa qe Don Kishotin e shpalli veper te “folklorit shqiptar”…”skenderbeu” i saj (me i dituri dhe i lexuari i “rilindasve” ) e dijka qe “Vilhelm Telin” e paska shkruajtur Qemal Stafa…Hajde merru me Gjicin pastaj 🙈

P.S

Keshtu ndodh kur dhe “historine” e meson nga filmat e Kinostudios “Shqiperia e re”. Se sa per histori arti e histori letersie qe lideri i gjitheditur i ka bere ne shkollen e larte…shih e shkruaj!” – shkruan Paloka.