Paloka i nxjerr videon Ramës që po shpërndahet me shpejtësi dhe e lëshon keq gojën

Radhë e gjatë kilometrike në doganën e Kakavijës ka krijuar një kaos përgjatë tre ditëve. Në lidhje me këtë situatë ka reaguar ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, por një reagim nga kryeministri ka munguar. Duket që kjo heshtje e ka revoltuar numrin 2 të Partisë Demokratike, Edi Palokën.

Me anë të një shënimi në rrjetin social ka shpërndarë një video duke e shoqëruar me akuza të rënda. Paloka ka nxjerrë një video ku tregon se Rama sipas tij, vazhdon pushimet mes luksit i pashqetësuar nga kjo situatë.

Ish deputeti shkruan: “Kryeministri Rama, ministri i jashtem Rama, dhe kryetari i OSBE-se Rama, nuk e ben qejfin qeder! Nga lluksi i shfrenuar ne rezidencat e Dhermiut, i sheh shqiptaret ne tv e mermerit”.

POSTIMI I PLOTË I PALOKËS

“Ka tre dite qe te moshuar, femije dhe prinder po sfiliten ne kufi! 20 km ka arritur radha ne kete vape! Por kryeministri Rama, ministri i jashtem Rama, dhe kryetari i OSBE-se Rama, nuk e ben qejfin qeder! Nga lluksi i shfrenuar ne rezidencat e Dhermiut, i sheh shqiptaret ne tv e mermerit :”Tope, tope o …” – shkruan Paloka.

VIDEO: