Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të dielë në Sarandë. 72-vjeçarja me origjinë nga Gjirokastra, Lida Dako është gjetur e pajetë në shtëpinë e saj nga fqinjët. Ajo ishte mësuese në pension, e cila jetonte e vetme. Burri i kishte ndërruar jetë vite më parë, ndërsa fëmijë nuk kishin.
72-vjeçarja dyshohet se ka ndërruar jetë rreth një javë më parë për shkaqe natyrale dhe trupi kishte nisur t’i dekompozohej. Era e rëndë ishte përhapur në pallat dhe kjo ka bërë që fqinjët të ndërhynin dhe të hapnin derën.
Burimi: “Abc News”