OSHEE nxjerr njoftimin e rëndësishëm, Tirana pa drita, ja zonat dhe oraret

Mëngjesin e ditës së sotme OSHEE ka dalë me një lajmërim të rëndësishëm për disa zona të kryeqytetit që do të mbeten pa drita.

Mungesa e energjisë elektrike do të prekë një pjesë të madhe të zonave në Tiranë si pasojë e punimeve dhe remontit në NST, Uzina Dinamo.

Kështu, ndërprerje energjie do të ketë pjesërisht në Paskuqan, Kodër Kamëz, zona pranë Universitetit Bujqësor Kamëz, rruga “Jordan Misja” Perim Patatet), ish Uzina Dinamo, Rruga “Siri Kodra” (Zona pranë Nënstacionit Tirana 1 220kV), zona pas Spitalit të Traumës, zona pranë ish-parkut te Autobusëve në rrugën “Don Bosco”, rruga “Vangjel Noti”, Babrru, Zona e Kodrës se Kuqe, Bathore.

Sa i takon orarit, stakimi i energjisë do të nisë në orën 09:00 deri në 13:00.