OSHEE njofton: Këto janë zonat që sot dhe nesër do të jenë pa drita

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë ka bërë me dije se në disa lagje të Tiranës, sot dhe nesër, do të ketë mungesë të energjisë elektrike për disa orë. Për shkak të remontit të parashikuar në disa kabina, në datat 23-24 korrik do të stakohet energjia gjatë intervalit kohor 09:00-15:00 në këto rrugë në Tiranë:

Sot, 23 korrik

Pjesërisht rrugët: “Kolë Popa”, “Taulantia”, dhe një pjesë e rrugës ” Ali Demi”

Nesër, 24 korrik

Pjesërisht rrugët: “Arkitekt Kasemi”, tek zona e Brrylit dhe një pjesë e e rrugës “Zhan D’Ark”.