Oriola Marashi peticion për Elvana Gjatën: Të bëhemi 1 milion veta që…

Modelja e njohur shqiptare Oriola Marashi mezi po e pret projektin e ri që pritet të publikojë këngëtarja Elvana Gjata.

Në postimin e fundit të Elvanës në Instagram, ajo ka komentuar duke u shprehur se do të krijojë peticionin me 1 milionë njerëz që Elvana të nxjerrë hitin e verës..

“Peticioni ‘të bëhemi 1,000,000 veta që Elvana Gjata të nxjerr hitin e verës’ link in my bio”, ka shkruar modelja.

Pas një pauze të gjatë, ky do të jetë një rikthim i rëndësishëm i Elvanës në tregun muzikor, ndërsa ka ndarë më ndjekësit disa foto nga xhirimet e klipit.