“Opozita nuk ka folur”, Hoxha zbulon prapaskenat e rënda, tregon se çfarë po përgatitet për zgjedhjet

Gazetari Artan Hoxha, bëri një deklaratë të fortë për kultivimin e kan abisit, teksa tha se dr oga që është mbjellë sivjet do të përdoret në zgjedhjet e 25 prillit.

“Më kanë ardhur vendime dhe urdhra për të sekuestruar foto dhe video ku denoncoj kan abisin, më vonë prokuroritë më kanë kërkuar që të dëshmoj, kam qenë në Berat, Vlorë, por edhe kam dy prokurori të tjera.

Unë denoncoj fenomenin që nga maji. Seanca e pyetjeve ka zgjatur 2-3 orë. Ky reagim duhet të ndodhte kur kan abisi ndodhej në parcelë. Tani vijmë te kultivimi, shembujt e javëve të fundit kanë dëshmuar atë që kemi denoncuar.

Kjo sasi që është mbjellë sivjet në Shqipëri do të përdoret në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, pse nuk ka folur opozita nuk e di, ndoshta mendonin se po të denonconin do u kthehej si bumerang” deklaroi Hoxha për Abc News.