Opozita i shkon në zyrë Metës për datën e zgjedhjeve, zëdhënësja e Berishës del me deklaratën e papritur

Që prej mëngjesit të sotëm krerët e partive politike po shkojnë në zyrën e Presidentit Meta për të propozuar datën për zgjedhjet e 2021.

Ndërkohë që opozita duket e mendimit që zgjedhjet të mbahen në 18 prill, ka ardhur reagimi i zëdhënëses së ish-kryeministrit Sali Berisha, Erla Mëhilli.

Në një postim në rrjete sociale, Mëhilli shkruan se nuk e kupton se pse opozita po nxiton për të caktuar sa më shpejt një datë zgjedhjesh kur dihet se qeveria është në detyrë deri në shtator.

Ndër të tjera ajo thekson se me këtë veprim, Rama fiton më shumë kohë dhe mundësi për të blerë sa më shumë deputetë në favor të tij.

“Nje gje se kuptoj. Per ca arsye duhet nxituar me daten zgjedhjeve, kur dihet se qeveria eshte ne detyre, me Kushtetute, deri ne shtator. Pse duhet me i lene Rames pese muaj kohe per te bere blerje deputetesh te rinj ( mbase dhe duke kthyer ne favor te PS rezultatin e zgjedhjeve) por dhe pese muaj kohe per te kaluar vendime e ligje duke qene se ai ka dhe ekzekutivin dhe legjislativin

Nejse, keta duhet ta dine me mire

ps: une nuk ze mend, prap vazhdoj mendoj si njeri normal”, shkruan Mëhilli.