Ogerta Manastirliu vjen me një lajm të keq

Ditën e kaluar ishte një ditë kulminante sa i përket bilancit të COVID-19 në vend. Plot 942 raste të reja brenda 24 orëve të të infektuarve gjë që ngre alarmin për forcimin e masave.

Sot, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se gjendja është kritike dhe në këtë pikë duhet të jemi vigjilentë pasi vendi është në një moment delikat.

“Dua të nënvizoj rëndësia që ka situata që ne kemi është delikate, jemi duke e trajtuar me shumë kujdes, por bashkëpunimi me qytetarët është shumë i rëndësishëm. Jemi në moment delikat pavaresisht se situata deri tani është e kontrolluar, s’do të thotë që të ulim vigjilencën e të mos kemi kujdesin që kemi pasur deri tani”, apeloi Manastirliu duke theksuar se po vijon puna për identifikimin e mutacioneve të reja të virusit në vendin tonë.

“Elementi i shtuar sa i përket punës së identifikimit në territor dhe ne për kapjen e mutacioneve e varianteve të reja, është trajnuar gjithë ekipi i epidemiologjistëve”, tha ministrja