Ogerta Manastirliu ndan me shqiptarët një lajm shumë të mirë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dha sot një deklaratë të rëndësishme për median sa i përket procesit të vaksinimit në Shqipëri. Ajo bëri me dije se sot priten që në vendin tonë të mbërrijnë edhe 8190 doza të tjera të vaksinës nga marrëveshja jonë me kompaninë Pfizer.

Manastirliu theksoi se ky është një lajm vërtetë i mirë duke qenë se ka rreth 140 shtete nëpër botë ku procesi i vaksinimit nuk ka nisur ende. Deri tani në vend kanë mbërritur mbi 8000 doza dhe priten të vijnë edhe 8190 të tjera sot.

Ditën e sotme ka nisur gjithashtu procesi i vaksinimit të personaliteteve +80-vjeç, ndërkohë që i gjithë procesi deri tani në Shqipëri ka ecur pa asnjë problem.