Ogerta Manastirliu jep mesazhin e rëndësishëm mbi mutacionin e virusit

Ditët e fundit kudo flitet për variantet të reja të virusit që mesa duket janë më shumë se 1 apo 2. Shumë njerëz janë të paqartë nëse varianti i ri që u zbulua për herë të parë në Britani ka prekur edhe Shqipërinë e megjithë përflitet se kjo gjë ka ndodhur, ende nuk kemi shfira zyrtare.

Sa i përket kësaj të fundit, ministrja Ogerta Manastirliu ka bërë ditën e sotme një deklaratë ku ka qetësuar qytetarët duke thënë se Ministria e Shëndetësisë vazhdimisht dërgon provëza për analiza për të zbuluar më shumë rreth mutacionit dhe nëse ka prekur vendin tonë.

“ISHP dërgon në mënyrë të vazhdueshme mostra të analizave qoftë për mutacionet e reja që kanë dalë, qoftë edhe për analiza rutinë, për verifikimin dhe certifikimin që i duhet në vazhdimësi për të bërë për punën e tyre. Është një proces, është dinamik. Deri tani ne nuk kemi identifikuar raste të varianteve të reja të COVID-19, por puna është duke vazhduar”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale lëshoi edhe një apel për qytetarët që të ruajnë vigjilencën pasi situata është delikate.

“Ju bëj thirrje qytetarëve për vigjilencë të shtuar, të bëjmë maksimumin sepse jemi në një situatë delikate për të mbrojtur veten dhe të afërmit tanë”,