“Oferta fituese për demokratët”, Rama i nxjerr videon që nuk do të donte çiftit presidencial

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar me opozitën duke publikuar një video. Rama thotë se oferta fituese për demokratët është ‘’Jepja Lulit e merr Monikën me gjithë Ilirin’’.

Edhe dje Rama ironizoi me këtë deklaratë teksa sot thotë se me këtë ofertë bota është e tyrja. Në fakt debati qëndron mbi ndryshimet në Kodin Zgjedhor pasi opozita donte koalicion të përbashkët të cilën mazhoranca me Kuvendin tashmë e kanë ndaluar me ligj.

Gjithashtu Rama ironizon edhe çiftin presidencial, i cili nuk po gjen qetësi me fakin që ekziston apo jo virusi, për Monikën jo, ndërsa Meta bën thirrje të merren masa urgjente për të parandaluar përhapjen e virusit.

“Oferta fituese për demokratët “Jepja Lulit e merr Monikën megjithë Ilirin!” dhe bota është e jotja”, shkruan kryeministri Rama krahas videos.