Oerd Bylykbash zbërthen lojën e fshehtë të kryeministrit Rama

Oerd Bylykbashi, eksperti i PD për çështjet zgjedhore u shpreh se opozita e bashkuar kërkoi nga Rama një datë për miratimin e Kodit Zgjedhor në Parlament, ndërsa shtoi se kryeministri ishte aty për të imponuar një agjendë të tijën.

“Kryeministri tha para mediave gjëra që s’u diskutuan aty brenda. Qartazi, Rama tentoi të impononte një agjendë të tij. Ajo që u bë e qartë nga opozita është prioriteti i qartë, që është zbatimi i Marrëveshjes së 5 qershorit. Duhej të miratohej rreth 15 korrikut, ne kërkuam një datë. Rënia e këtyre është rënie e marrëveshjes. Me gjithë këto veprime po vë në rrezik 5 qershorin. Ai vërtetoi modelin e tij të përhershëm. Bën marrëveshje dhe i prish të nesërmen. Marrëveshja ka humbur kuptimin dhe është bërë diçka e pabesueshme”, tha ai për abc news.