OBSH zbulon më në fund shifrat, ja sa vaksina ka dhënë dëri tani…

Përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë përmes një deklarate për mediat zbuloi shifrën e dozave të vaksinës që kanë dhënë deri tani për 46 vende.

Mike Ryan tha se për 36 ditë janë dhënë nga OBSH 28 milionë doza vaksine për 46 shtete e megjithëse janë ende shumë të tjera për tu dhënë ai i trembet valës së dytë të virusit e sidomos mutacionit që ai ka pësuar.

“Mendoj se deri më tani kemi vaksinuar njerëzit me 28 milionë doza. Janë përdorur pesë lloje të ndryshme të vaksinave. Aktualisht vaksinimi po kryhet në rreth 46 vende të botës, ku 38 prej tyre janë vende të pasura – e vetëm një mund të cilësohet si vend i varfër. Ka vende që e duan vaksinën dhe kanë shumë nevojë për të, e nuk do ta marrin vetëm nëse e shpërndajmë më mirë. Duhet të mundohemi të gjithë”, tha Ryan.