“O shqipe që fluturoni me sallata e zarzavate”, Edi Rama flet për zgjerimin e Greqisë në detin Jon

Ditët e fundit është hapur debati i zgjerimit të Greqisë me 12 milje në detin Jon. Teksa është përplasur me Gjuzin, Rama ka thënë në seancën e sotme se nuk ka asnjë marrëveshje të tillë.

“O shqipe që fluturoni me sallata e zarzavate, nuk ka negociata që prej ndryshimit të qeverive. Nuk ka marrëveshje o shqipe”, tha Rama.

Debati i Ramës me Gjuzin:

Naltmadhni unë nuk fus njeri në burg. Partia politike në demokraci nuk fut njerëz në burg. Që të futësh njeri në burg duhet të jesh ose mbret me potenc ose në një sistem partia shtet. Por ju kapni ca të kapni. O shqipe që fluturoni me sallata e zarzavate, nuk ka negociata që prej ndryshimit të qeverive. Nuk ka marrëveshje o shqipe. Faleminderit për duartrokitjet por mos më ndërprit më.