“O Lulzim, SHBA të kërkoi të largosh Berishën, jo….”, Spahiu i dërgon mesazhin e rëndësishëm Lulzim Bashës

Situata brenda Partisë Demokratike është tepër e tensionuar pas përplasjeve që kanë nisur prej muajsh mes kryedemokrtatit Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Madje kanë arritur deri aty se Berisha shkarkoi Bashën nga posti i kryetarit të partisë përmes referendumit që organizoi për votëbesimin e tij, ndërsa nga ana tjetër Basha ka shkarkuar nga detyra drejtuese demokratët që janë rreshtuar krah Berishës.

Nisur nga këto zhvillime, ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka dalë me një mesazh në rrjetet sociale për Bashën.

“O Lulzim, SHBA kërkoi të largosh Berishën,

Jo gjithë partinë….”, shkruan Spahiu.