‘O Lul, shpëto njëherë veten nga xhelati që ke mbi krye’, ish deputeti poston foton dhe ironizon keq Bashën

Ish deputeti Alfred Peza ka reaguar me ironi pas deklaratave të sotme të kryetarit PD-së, për programin lidhur me të përndjekurit plotikë.

Teksa poston një foto të Bashës me Berishës, gazetari shkruan: ‘O Lul, shpëto njëherë veten nga xhelati i sotëm që ke mbi krye, nëse kërkon vërtetë që ti shpëtosh shqiptarët nesër, nga xhelatët e së djeshmes!’