“O lopë e shkurtër”, moderatorja e njohur shqiptare i publikon komentet ofenduese, i kthehet keq ‘Juristja‘

Redona Koci, e cila njihet si ‘Juristja Seksi’, është vënë në pozitë shumë të vështirë nga moderatorja Ester Bylyku. E ftuar në ‘Glamour Zone’, Redona pranoi të bëhej pjesë e një rubrike të re, ku duhet të lexojë komentet negative që janë bërë për të, dhe t’u përgjigjet në emision.

Njëri nga komentet ishte tepër ofendues, dhe i papritur për Redonën. Në koment thuhej se ajo ishte një lopë e shkurtër dhe e shëndoshë, që nuk bën për modele. Redona Koci: Po unë sikur të kam edhe shoqe mi Ester. Pse më publikon këto komente? Ester Bylyku: Ashtu kanë shkruar në koment, s’kam ç’bëj. Ti mund të sqarosh pjesën që nuk je as lopë dhe as e shkurtër (qesh).

Video: