“O e shkreta unë”, burri pret në ambulancë që të shtrohet tek Infektivi, bashkëshortja e tij shpërthen në lot: Ka nevojë për oksigjen, nuk e marrin brenda

Paraditen e sotme rreth 8 ambulanca prisnin përpara Infektivit për të futur brenda spitali pacientët e sëmurë. Një qytetare me lot në sy është shprehur se burri i saj, 69 vjeç, është në gjendje të rënduar shëndetësore dhe se ka rreth një orë që qëndron në ambulancë, ndërsa ka nevojë urgjente për oksigjen.

“E kam burrin 69 vjeç. Ka rreth një orë aty. Ka nevojë për oksigjen, nuk e marrin brenda. Ai ka nevojë për oksigjen. O e shkreta unë. Nuk i është afruar ndihmë, ka nevojë për oksigjen, ndodhet brenda në ambulancë,” shprehet bashkëshortja e 69-vjeçarit.