Nusja e Sali Berishës paska shkuar deri në Amerikë për të blerë një fustan: Qava kur e pashë se ma mori….

Blogerja Armina Mevlani në një lidhje me skype në emisionin “Shqipëria Live” e ka shprehur hapur se blen rroba të përdorura dhe se nuk e ka problem fare. Ajo ka treguar një ndër eksperiencat e saj në tregun e rrobave të përdorura në Los Angeles.

“Kur isha në Los Angeles në një dyqan të ”Vintage” pëlqeva shumë një fustan të viteve ’50, por nuk e mora dhe kur pashë një vajzë që e mori fillova të qaja.

Kur ka pasur gjëra që më kanë pëlqyer e kam blerë, nuk më ka bërë përshtypje që kanë qenë të përdorura. Ato kanë një farë vlere, mund ta kem marrë edhe për ta pasur si vepër arti”, tha Armina.