Nuk reagon ndaj komentit të Albit edhe pse gjithmonë ka mbrojtur femrat, fansat ‘sulmojnë’ ashpër moderatoren e emisionit, ja kundërpërgjigja e saj

Ajo për të cilën po flasin të gjithë ditën e sotme është komenti seksit dhe diskriminues i Albi Nakos kundrejt një konkurrenteje 40-vjeçare e quajtur Bella në “Just Dance” në Top Channel.

Edhe pse kjo e fundit arriti të kualifikohej për fazën tjetër komentet ofenduese të Nakos po bëjnë namin në rrjet. Ai i tha Bellas që nuk vlen të konkurrojë kundrejt të rinjve të tjerë që janë më energjikë dhe se ajo duhet të heqë dorë e të martohet dhe të bëjë fëmijë pasi sipas tij i ka ikur mosha.

Teksa të gjithë po kërkojnë largimin e Albi Nakos nga programi, publiku gjithashtu po sulmon moderatores e programit, Dojna Memën. Kjo ka ndodhur pasi Dojna, e cila gjithmonë ka përkrahur femrat dhe është një ndër ato personazhe televizive që nuk e ka fshehur feminizmin e saj, këtë herë heshti.

Heshtja e saj nuk është pritur aspak mirë nga fansat e moderatores të cilët i kanë kërkuar të shpjegohet ndërsa disa i thanë se ajo hiqet si feministe. Më poshtë mund të lexoni reagimin e Dojnës.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)