Nuk përmbahet regjisori i njohur, bën deklaratën e papritur ndaj Lulzim Bashës

Regjisori i njohur Kastriot Çipi ka shpërthyer ndaj kryedemokratit Lulzim Basha. Ajo që e ka bërë të revoltohet është propaganda e tij ndaj koronavirusit. Ai tha se kurrë nuk do ta votojë Bashën.

“Ditën që disa studentë paralajmëruan protestë para Kryeministrisë kundër vendimit për mbylljen e auditoreve, Luli Basha organizoi një takim me studentë, të gjithë me maska dhe u bëri thirrje të respektojnë masat mbrojtëse anti-covid. Morali i fabulës? Mos protestoni për mbylljen e auditorëve, se qeveria ka të drejtë që i mbylli.

Si të mos mjaftonte kjo, Luli Basha u dha shembullin e vet personal prej Lej Feni: Unë nuk po takoj prindët e mi. Madje para dy ditësh babai im kishte ditëlindjen dhe nuk i shkova.

Si mund të jetë kaq bastard njeriu? Si mund të bësh propagandë kaq të neveritshme, pa t’u skuqur faqja? Si mund të mungojë njeriu i shëndetshëm në ditëlindjen e prindit?

Shtatë jetë e 700 vota të kem, kurrë nuk e votoj këtë bastard!

PS: Ju që keni ndërmend ta votoni, jeni të lirë të më bllokoni ose të largoheni nga lista ime e miqve. Vetëm mos u mundoni ta justifikoni, se do të më neveriteni edhe ju!

PS 2: Ju qe po komentoni pro Bashes, lamtumire! Do t’ju bllokoj te gjithëve”, shkruan Kastriot Çipi.