Nuk përmbahet Ngjela, nxjerr blof Metën

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar përplasjen për Kodin zgjedhor. Ngjela tregon se çfarë fshihet pas këtij acarimi mes palëve. Ai ka shpërthyer ndaj presidentit Ilir Meta.

“Ajo e Venecias është blof. Venecia merr mendimin e një gjykate. Meta është në hall. Mos vidhte. Mazhoranca nuk e pyeti fare se pse presidenti e çoi atje. Juridikisht mazhoranca ka të drejtë pasi nuk mund të presin një organ këshillues pasi jo do ti thoshte Metës çoje në gjykatën kushtetuese dhe ajo nuk ekziston. Ai nuk e çoi në komisionin e Venecias dhe pastaj ta zhdekretonte por e zhdekretoi dhe pastaj e nisi në Venecia. Këta janë injorantë të dalë nga shpellat e lumenjve. Mund të vijë një drejtues si Meta të udhëheqë një shtet? Ka shtet në botë të drejtohet nga Meta? Injorant. Fatkeqësia është qe e mori PS dhe u bë kryeministër 28 vjeç”, tha Ngjela në një intervistë televizive .