Nuk përmbahet Manjani, bën publike mesazhet me një mik të LSI: Me votimet që ka thirrur Meta mund të na nxihet jeta për 4 ose më shumë vite

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar përmes një postimi në rrjetet sociale zgjedhjet brenda partisë të LSI.

Manjani ka publikuar mesazhet që ka shkëmbyer me një mik të tij të LSI.

“Mbrëmë, tek po argëtohesha në Netflix, më tërhoqi vemendjen një mesazh nga një mik i mirë i LSI.

– I pe votimet tona sa mirë shkuan? – shkroi Ai.

– I ndoqa on line. Të mira dukeshin. Por këto janë votime që thirri Monika. Me to mbahet 1 ditë (max i javë) lajme. Te votimet që ka thirrë Iliri është puna. Me ato mund të na nxihet jeta për 4 (ose më shumë) vite.. – i shkrova mbrapsht.

*********

P.S. Të dy folëm (dmth u shkruam) për votime, jo për zgjedhje…”, shkruan Manjani.