Nuk përmbahet Kreshnik Spahiu, i publikon foton Monika Kryemadhit dhe ia thotë troç

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu nuk e ka kursyer mëngjesin e sotëm ironinë ndaj kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, njëherësh bashkëshorte e Presidentit Meta.

Spahiu ka publikuar një foto të Kryemadhit duke vozitur me kanoe, ndërsa e krahason me kancelaren Angela Merkel, zonjën e parë të Gjermanisë, e cila dallohet për jetën e saj të thjeshtë. Merkel jeton në një apartament të thjeshtë dhe e bën vet pazarin.

“Zonjë lind, nuk bëhesh!

Zonja e Parë e Gjermanisë / Zonja e Parë e Shqipërisë!”, shkruan Spahiu.