Nuk përmbahet Bujar Nishani: Kjo deklaratë e Lulzim Bashës është kulmi i hipokrizisë

Pas takimit me delegacionin e Senatit Amerikan në selinë blu, Basha u tha gazetarëve se për çfarë bisedoi me ta.

Ai u shpreh se çështjet në fokus ishin dy: situata politike në vend dhe zhvillimet në Kosovë, duke thënë se Rama është i vetmi përgjegjës që vendi është jashtë dyerve të Evropës.

Bujar Nishani ka reaguar me anë të një postimi në Facebook duke i quajtur deklaratat e kreut të opozitës si kulmi i hipokrizisë dhe fyese për demokracinë amerikane dhe lirinë si dimension.

POSTIMI:

“Deklarata e Lulzim Bashës pas takimit me përfaqësues nga Senati SHBA, ishte kulmi i hipokrizisë dhe fyese për demokracinë amerikane dhe lirinë si dimension.

Eshtë hipokrizi ekstreme, kur Lulzim Basha ju tregon shqiptarëve se ka denoncuar manipulimin dhe vjedhjen e zgjedhjeve prej Edi Ramës, ndërkohë L. Basha është manipulatori dhe grabitësi më i shëmtuar i zgjedhjeve brenda Partisë Demokratike.

Kur L. Basha ju flet për standartet demokratike përfaqësuesve nga SHBA, ai fyen themelin e lirisë dhe dimensionin e demokracisë amerikane.

Në SHBA, asnjë nuk manipulon dhe grabit votat brenda partisë së tij, askush nuk asgjeson votën e lirë dhe të drejtën e kandidimit në partinë e tij, në asnjë rast nuk asgjesohet gara, për asnjë arsye vendimet nuk merren ilegalisht dhe në dhunim të institucioneve, siç vepron L. Basha sistematikisht brenda partisë së tij.”