Nuk përmbahet Artan Hoxha, zbulon emrin e politikanit të njohur që po përdor Armando Duka

Gazetari Artan Hoxha ka ngritur shqetësimin pse nuk po luhet futboll në Shqipëri, duke shtuar se është vendi i vetëm në botë që e ka bllokuar këtë sport. Hoxha gjithashtu bën edhe një mesazh të fortë për kreun e FSHF, Armand Dukën. “Prandaj Don Duka, mos u fshih pas Koços, dili zot çorbes qe ke gatuar, sepse ti dhe vetem ti, je njeriu qe pengon te luhet futboll ne Shqiperi. Qeveria rilindase e Rames, nuk rrezohet duke i lene shqiptaret pa futboll, por me votime ne 25 prillin e ardhshëm”.

Postimi Hoxhës

Meqe sot ne mbremje jane dy emisione sportive, te Gerti Çarçanit në ABC Neës dhe Ed Manushit në Top Channel. A mund t’i beni nje pyetje sulltanatit te FSHF-se!!! Pse nuk luhet futboll ne Shqiperi?!

Ne bojkot jane vetem 10 klubet e Liges Superiore, po te tjeret kush i pengon te dalin ne fushe?! Shqiperia vazhdon prej 2 muajsh te jete vendi i vetem ne bote ku nuk luhet futboll. Armenia dhe Azerbajxhani jane ne lufte me njera-tjetren, duke shkaktuar qindra te vdekur, por kampionatin e futbollit nuk e kane nderprere. Po e marrim te mireqene faktin, se Liga Superiore eshte ne bojkot prej dy muajsh, deri ne plotesimin e kerkesave nga qeveria Rama.

FSHF dhe sulltani i saj, disa here rresht ne media, kane deklaruar se ky bojkot, eshte iniciativë e vetë Liges dhe se, ata nuk kane gisht ne kete pune. Atehere kush pengon te luhet futboll ne Shqiperi?! Sepse, 18 klube te kategorise se pare, 27 klube te kategorise se dyte, dhe qindra skuadra te kampionateve te moshave ne Shqiperi, nuk jane anetare te Liges se Futbollit. Kampionatet e tyre organizohen nga FSHF.

Prej 2 muajsh struktura organizative e FSHF-se, jo vetem nuk lejon te luhen keto kampionate ne menyre krejt arbitrare, por pengonte dhe hedhjen e shortit bashke me caktimin e datave, kur duhet te luhen ndeshjet… Prandaj Don Duka, mos u fshih pas Koços, dili zot çorbes qe ke gatuar, sepse ti dhe vetem ti, je njeriu qe pengon te luhet futboll ne Shqiperi. Qeveria rilindase e Rames, nuk rrezohet duke i lene shqiptaret pa futboll, por me votime ne 25 prillin e ardhshem. Don, nese e shikon, as nuk i eshte bere vone njeriu per Superligen tende te trukuar, luan apo nuk luan ajo… Por ti nuk mund ti pengosh kampionatet e tjera, ku gati 98% e tyre, finacohen me parate e taksapaguesve shqiptare, pasi jane skuadra te bashkive te Republikes…