Nuk ndalet Spartak Ngjela, plas ‘bombën’ për Ilir Metën: “Ai është një rrezik shumë i madh”

Avokati i mirënjohur Spartak Ngjela, mëngjesin e sotëm ka dhënë një intervitë për emisionin “Breaking”, në Top Channel ku ka folur për Ilir Metën.

Situata për mbajtjen e postit të tij është kritike pasi tashmë është fakt që ai ka bërë disa shkelje. Sipas Ngjelës, gabimi më i madh i Metës është goditja e SHBA-ve përmes mbështetjes së rusëve.

“Meta ka disa shkelje dhe ata marrin vlerë të madhe negative pasi ai ka goditur SHBA nëpërmjet Rusisë, ky akt jep motiv shumë të rrezikshëm. Meta është në një rrezik shumë të madh.”, tha Ngjela.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese është në proces për marrjen e vendimit për shkarkimin e tij nga posti i presidentit.