Nuk ndalet Shqipja, publikon foton që ‘fundos’ Tean

Ndonëse tha se e ka mbyllur kapitullin me “Përputhen”, Shqipja nuk ndalet dhe sërish ka marrë vëmendjen. Tea është sërish shënjestra e Shqipes, e cila shprehet se konkurrentja dhe Bearti janë në një lidhje jashtë programit.

Fillimisht Shqipja postoi një foto ku Tea shfaqej e veshur me një bluzë me dizajn ushtarak dhe shkroi: Tea shkvoe ti në Kosovë e mroe bluzën apo erdhën ta sollën? Dhe ti e di mirë për çfarë dhe kë bëhet fjalë”.

Në postimin e rradhës, Shqipja tregon se bluza është e Beartit dhe shkruan se ata janë çift.

“Për këdo që ka dyshime çifti i vërtetë prapa skenave, por nuk dua të nxjerr foto private…”, shkruan Shqipja duke paralajmëruar se do nxjerrë edhe materiale të tjera.