Nuk keni përfituar akoma nga ndihmat financiare për Covid-19? Ky është afati i fundit për ju

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar se data 25 gusht është afati i fundit për të gjithë ata që nuk kanë përfituar ende nga paketat ekonomike të qeverisë për Koronavirusit. Brenda këtij qarku kohor ato duhet të dorëzojnë ankesën për përfitim të ndihmës financiare.

Njoftimi:

25 Gusht 2020, afati i paraqitjes së ankesave për përfitim të ndihmës financiare. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton të gjithë tatimpaguesit dhe individët e interesuar se data 25 gusht 2020 është afati i fundit i paraqitjes së ankesave për përfitim të ndihmës financiare sipas Paketave 1 dhe 2.

Administrata Tatimore do të vijojë me procesin e trajtimit të ankesave/kërkesave të dërguara nga çdo tatimpagues apo individ duke siguruar korrektesën dhe përkushtimin maksimal për përfundimin nё kohё dhe sa mё parё tё këtij procesi brenda afateve tё caktuara.

Ftojmë të gjithë tatimpaguesit, tё kontrollojnë llogarinë e tyre në e-filling, për të verifikuar mundësinë e korrigjimit të të dhënave të llogarive bankare, të individëve përfitues, për të cilët ky informacion ishte plotësuar në mënyrë të pasaktë.