“Nuk ka ndodhur që nga koha e Skënderbeut”, Spartak Ngjela jep mesazhin e fortë për shqiptarët: Kjo do të sjellë ndryshimin e madh

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka dhënë një mesazh të fuqishëm për të gjithë shqiptarët. Ai shkruan se sot është dita e Ushtrisë së Kosovës dhe kjo ditë sipas Ngjelës në historinë e Shqipërisë është rasti sublim që flet qartë për dy arsye historike

“Sot është dita e Ushtrisë së Kosovës. Mos e mendoni se është një rast i zakonshëm dhe as një diç që i takon rutinës historike të një vendi, e aq. Kjo ditë, në historinë e Shqipërisë është rasti sublim që flet qartë për dy arsye historike:

Ky rast shkatërron psikikisht Serbinë, mbajtësen psëqindvjeçare të flamës çnjerëzore antishqiptare; dhe, ky rast, hodhi hapin e plotë historik të garancisë për jetën kombëtare shqiptare në Ballkanin Perëndimor, në funksion të bashkimit kombëtar. Kjo është periudha historike, kur, që nga vdekja e Gjergj Kastriot Skënderbeut, koha e forcës shqiptare po përsërit vetveten, për krijimin e Arbërisë moderne. Keni për ta parë”, shkruan Spartak Ngjela.