Nuk ka deklaruar të ardhurat për 3 vite, zbardhet pasuria e Ditmir Bushtatit

BIRN ka prodhuar një raport sa i përket pasurisë së të dërguarit special i Shqipërisë në OSBE, Ditmir Bushati i cili duket se nuk ka deklaruar të ardhurat e tij për 3 vite. Ai u përzgjodh si Ministër i Jashtëm nga kabineti i Ramës, një post ky që e mbajti deri në vitin 2018-të.

Skeda e deklaruar së pasurisë së tij është për vitiet 2004-2018, por me vitet e tjera cfarë ka ndodhur?

Në deklaratën e dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2004, Ditmir Bushati nuk zotëronte asnjë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria familjare kap vlerën e 44.7 milionë lekëve.

Z.Bushati zotëron familjarisht likujditete bankare prej gati 24 milionë lekësh dhe pasuri të patundshme prej 20.7 milionë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 78.4 milionë lekë, me burim kryesor të ardhurat e bashkëshortes nga konsulencat dhe puna kërkimore në 62% të totalit. Të ardhurat nga paga e Z. Bushati janë në masën 24%, ndërsa rreth 6% e të ardhurave kanë si burim shitjen e një apartamenti.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit, ku njëra prej deklaratave rezultoi me probleme./Source.al