“Nuk jam më i miri, po s’ka më të mirë”, Manjani befason me atë që thotë për kryeministrin Rama

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani teksa ka numëruar një për një të gjitha fatkeqësitë me të cilat është përballur vendi ynë, ka Dalë me një reagim ytë fortë.

Manjani akuzon qeverinë se në asnjë rast nuk ka qenë e përgatitur, por pavarësisht kësaj, sipas tij, kryeministri Rama vazhdon e deklaron se “Nuk jam më i miri, po ska më të mirë”…!!

Jo vetëm kaq, por Manjani shkruan se nëse Rama fiton edhe kësaj here, halla e pastë pushtetin, ndërsa ne komunizmin.

Postimi i plotë:

Qeveria dhe fatkeqsia.

=======

Ra tërmeti, por qeveria as qen nuk kishte. Çadra, jo e jo..!!! 80% e njerëzve u strehuan nëpër familjarë e të afërm, ku banojnë edhe sot.

Ra pandemia, por qeveria as pati e as mori haber fare nga kjo gjë. Përveç pandemisë, pra fatkeqsisë shqiptarët mbajtën në kurriz edhe qeverinë. Sot pandemia është në gjendje të lirë. Shqiptarët po merren vetë me virusin, ndërkohë që merren dhe me policët e qeverisë…

Ra shi. U përmbyt vendi, por qeveria njësoj. As ndihmë, as haber. Uji vijon të bljë punën e tij. Duket se qeverinë e ka aleat.

Ra dhe dëborë. Bllokohen njerëzit në rrugë. Borëpastruese as që bëhet fjalë po as pak kripë, jo nga ajo e Nusretit, mund ta kishin hedhur. Por hiç. Asgjë…

Vetëm propagandë televizive. Mininistrat janë zëdhënës, punëtorë, pastrues, lavazhierë, kafshë punë me një fjalë…

Ndërsa Ai shet pordhë me sondazhe. “Nuk jam më i miri, po ska më të mirë”…!!

Nëse pas gjithë këtij dështimi spektakolar i ecën e pastë hallall, Ai super pushtetin dhe ne komunizmin!