“Nuk iu shpëton Basha, e as dordomuzët e tij publik”, Braçe del me thirrjen e fortë për situatën e COVID-19

Zv.kryeministri Erion Braçe ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale lidhur me situatën e pandemisë që po kalojmë. Braçe bën thirrje që të dëgjojmë mjekët dhe jo Bashën e dordomuzët e tij, pasi të vetmit që na shpëtojnë janë mjekët.

Jo vetëm kaq, por Braçe iu drejtohet gjithë qytetarëve me kërkesën për të respektuar masat anti-COVID, në mënyrë që të mos rrezikojmë jetën tonë, familjen dhe mjekët që punojnë me vetëmohim.

Postimi i plotë:

“NUK JU SHPETON LULZIM BASHA!

AS DORDOMUZET E TIJ PUBLIK!

JU SHPETOJNE MJEKET!

Doktor Krenar Lilaj eshte edhe mjeku yt, patjeter edhe i imi;

Une jam krenar per ate qe eshte,

per ate qe ai ben vete por edhe me cdo mjek tjeter reanimator.

AI DHE ATA PO REZISTOJNE, FIZIKISHT, PSIKOLOGJIKISHT, PROFESIONALISHT!

Po shkojne ne limite me ate qe shohin, qe ndjejne, qe durojne, qe bejne cdo dite e per gjithkend qe eshte i semure!

Tani,

do vd isni te degjoni Lulzim Bashen e dordomuzet e tij publik qe kane vite pa vizituar nje te semure, per pasoje do viheni kunder mjekeve qe shpetojne jete, apo do degjoni mjeket,

do ndihmoni veten dhe mjeket gjithashtu!

Mjeket nuk ndihmohen me duartrokitje!

MJEKET NDIHMOHEN DUKE MBAJTUR MASKEN KUDO, DISTANCEN E HIGJENEN, DUKE KUFIZUAR KONTAKTET NE GRUMBULLIME, KAFE, KLUBE, RESTORANTE, FESTA APO MBLEDHJE POLITIKE E PARTIAKE!

Nuk besoj se te shkaterrohet jeta po vure masken, po nuk u puthe e perqafove, po nuk lave duart sa here prek ne publik siperfaqe te dyshuara te infektuara, po nuk ndenje nje kafe nje ore apo po u ushqeve e pive ne shtepi me njerezit e ty-familjaret!

Krenar Lilaj e mjeket bashke me te,

po rrezikojne, edhe jeten por po rezistojne;

Rezisto edhe ti pa rrezikuar jeten, familjen, mjeket gjithashtu!” – shkruan Braçe.