“Nuk flas fare, mbylle të ikim në shtëpi”, Edi Rama acarohet papritur me gazetarët

Kryeministri Edi Rama ka debatuar me analistët Agron Gjekmarkaj dhe Enton Alibekaj. Mollë sherri është bërë ish-kryeministri Sali Berisha, të cilin Rama e quajti ‘mbetje organike e pariciklueshme që qelb dhe qelbet”.

Pjesë nga debati

Rama: Mos më ndërhyj kur flas unë. Lideri juaj shpirtëror është mbetje e pariciklueshme

Por teksa tonet mes palëve u nxehën, kreu i qeverisë kërkoi që analistëve tiu hiqej e drejta e fjalës, pasi në të kundërt do të largohej nga studioja.

“Unë nuk komunikoj dot kështu, nuk komunikoj dot. Jam i vetmi kryeministër në botë që luftoj për të marrë fjalën sa herë që rrethohem nga gazetarët, jam i vetmi. Nuk flas fare, mbylle të ikim në shtëpi. Nuk ndërtoj dot dy fjali unë kështu. Nuk përgjigjem nuk flas”, tha Rama.

Kjo e detyroi drejtuesen e emisionit që të fuste reklama, deri sa palët ti riktheheshin normalitetit.