Nuk fitoi dot betejën me COVID, specialistja e shëndetit publik humb jetën para kohe

Mimoza Toska Zoraqi, specialistja e promocionit në Autoritetin Shëndetësor të Tiranës, është ndarë dje nga jeta, e prekur nga Covid. Ajo ndërroi jetë para kohe, në moshën 61-vjeçe. E buzëqeshur dhe me mirësinë që rrezatonte papushim, lajmi i trishtë ka prekr njerëz të shumtë, që kishin fatin ta njihnin. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përcolli një mesazh ngushëllimi sot, pas ndarjes nga jeta të Mimozës.

“Dje u nda prej nesh, për shkak të Covid-19, Mimoza Toska Zoraqi, specialiste e promocionit të shëndetit publik, në Autoritetin Shëndetësor të Tiranës”.

“Është një nga ata lajme që të shkaktojnë një hidhërim të papërshkrueshëm, – tha ministrja.

“Moza ishte një zonjë e mrekullueshme, që rrezatonte veç mirësi, forcë dhe optimizëm me buzëqeshjen e saj të pandarë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes. U prehsh në paqe, e paharrueshmja Moza!”