Nuk është Tirana, ky qytet ka 70% të banorëve të infektuar me COVID-19

Lushnja është një nga qytetet me numër të lartë të infektuarve me Covid 19. Sipas informacioneve të mara pranë njësisë së Kujdesit Shëndetësor në Lushnje aktiv janë 522 persona, ndërsa në karantin 1678 të persona.

Ndërsa në Divjaka janë 173 pozitiv aktiv dhe 555 karantinë. Çdo ditë nga punonjësit merren rreth 120 tampone ku numri i personave që dalin pozitiv është rreth 30%.

Lidhur me këtë situata të rënduar është ulur dhe numri i nxënësve në shkolla duke bërë që në Lushnje dhe Divjakë të mbyllen 6 shkolla.

Zona më e prekur në Lushnje është zona e Kolonjës. Siç duket dhe nga pamjet rrugët janë të zbrazura. Ditën e sotme në Kolonjë u bë mbyllja e shkollës së mesme.

Sipas banorëve të zonës në Kolonjë janë më shumë se 70 përqind e banorëve të infektuar. Por përsa i përket mbylljes së shkollës ata ndajnë mendime të ndryshme.