Nuk e mban dot shtetin në karantinë me dhunë! Mjeku del kundër maskave

Lidhur me vendimin e qeverisë që maska do të vendoset kudo, për mjekun e njohur, Artan Koni ky është një vendim i palogjikshëm dhe që nuk do të zbatohet nga qytetarët. Nga ana tjetër, ai thotë se shteti nuk mund të mbahet me dhunë në karantinë.

“Patjetër që kjo nuk është masa e duhur por është e pritshme, pasi në vend vazhdojmë akoma me mentalitetin komunist, që masat merren me goditje të përqendruar si në zbor. Iu themi njerëzve që do nxjerrim rregullin për maskat, por mund t’i anulojmë më vonë, siç anuloi edhe gjobat e vura në karantinë.

Kjo është një masë pa asnjë lloj logjike, ndaj dhe do të haset rezistenca e njerëzve. Nuk mund të bëhet kjo me polici apo me gjoba. Ne jemi mësuar me këtë qeveri, ngrihet i pari i vendit në mëngjes, bën një VKM dhe kaq. Patjetër që nuk do të zbatohet, jam i sigurt, ashtu siç nuk u zbatua karantina. Nuk e mban dot shtetin në karantinë me dhunë. Mund të nxjerrësh ca ushtarakë me pushkë për të bërë foto, por nuk e mban dot karantinën. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me maskat, sepse njerëzve po iu sillet një rregull, që nuk e kuptojnë. Pastaj unë e kam kaluar virusin, për çfarë duhet ta mbaj maskën”, u shpreh mjeku i njohur.