“Nuk dua të më flasësh, boll!”, pas përplasjeve të forta me Rezart Veleshnjën, ish-Missi debaton ashpër edhe me gazetarin e njohur

Këngëtarja Kleoniki Delijorgji dhe gazetari Bledi Mane kanë pasur një debat në rubrikën “Trotuar”.

Këtë herë, tema ishte “Seksizmi”, frymëzuar nga debati i një jave më parë mes Nikit dhe Rezart Veleshnjas, por edhe rubrikën në fjalë e shoqëruan replikat dhe debatet.

Fillimisht, fjalën e mori Delijorgji, e cila u shpreh se seksizmi në vendin tonë, jo vetëm që është prezent, por edhe pranohet nga të dyja gjinitë, edhe nga burrat, edhe nga gratë si pasojë e diktaturës komuniste.

Pas fjalës së këngëtares, ka nisur të flasë Bledi, i cili ka kundërshtuar parafolësen. Këtu ka nisur dhe debati mes të dyve, ku Niki është shprehur herë pas herë me fjalitë: “Nuk dua të më flasësh më ti, boll”, “Ty të ka sjellë për të na acaruar ne, më duket!” apo “A mund të mos më flasë ky [drejtuar Bledit]”.

Mirëpo, këtë rradhë debati nuk ka degraduar deri në ofendime personale si në rastin e debatit me Rezartin.