Nuk do të jetë karantina pas orës 22:00! Teoricieni i njohur paralajmëron zhvillime të reja në Shqipëri

Konspiracionisti dhe teoricieni i njohur Alfred Cako shprehet se në Shqipëri deri në fillim të dhjetorit do të funksionojë me orare. Ai tha se do të bëhet karantina deri në orën 18. Pas datës 10 janar, sipas tij e gjithë bota do të futet në një lockdown shumë të egër.

“Mendoj që mund të rriten oraret, mund të bëhet deri në orën 18 në mbrëmje dhe ky do të jetë deri në fillim të dhjetorit. Në dhjetor mendoj që do të lirohet pak, do kalohet dhe viti i ri normal. Pas datës 10 janar, këta do ta fusin të gjithë botën në një lockdoën shumë të egër dhe do të vazhdojnë të mashtrojnë me shifrat e të infektuarve dhe të vdekurve”, tha ai për Fjala.