“Nuk do të jem më në qeveri”, pas deklaratës së Besa Shahinit, ish-deputeti nxjerr foton, paralajmëron një tjetër largim të bujshëm nga PS

Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu ka ironizuar deklaratën e ministres së Arsimit, Besa Shahini e cila tha se në fund të mandatit do të largohet dhe madje nuk do jetë as pjesë e fushatës. Balliu shpreh sigurinë se edhe kryeministri Rama do jetë i larguari i dytë pas Shahinit. Këtë Balliu e ilustron me anë të një foto (meme) në profilin e tij ku shfaqet Rama dhe Shahini.